Uncategorized
Arifi: Procesi hetimor për Fondin e Kosovës për Luginën e Preshevës, uroj të mos ketë ndikim politik
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thënë ka folur lidhur me kallëzimin penal që pati dorëzuar në shkurt të këtij viti në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me Fondin e Kosovës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se përmes mediave është njoftuar që Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet për rastin në fjalë.
“Ky zhvillim është një hap pozitiv drejt drejtësisë për taksapaguesit kosovarë dhe banorët e Luginës, për të zbardhur plotësisht zhvatjen brutale të Fondit të Kosovës për Luginën”.
“Uroj shumë që ky proces të mos ketë ndikim politik, si dhe individët e përfshirë në aferat korruptive të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Arifi.