LAJME
TOP LAJMI

“Çonu n’kamb bijtë e shki… se krejt kam me ju faru” – Rrëfim emocionues mbi luftën e lavdishme të Tahir Mehës (VIDEO)

Marsi i vitit 1981 ishte pranvera e demonstratave të shqiptarëve të Kosovës kundër pushtuesit serb. Studentë, punëtorë, të rritur e të moshuar, bujq e arsimtarë, nxënës e pensionistë, ishin ata që me zërin e tyre tundën themelet e ish Jugosllavisë pushtuese.

Me 13 maj, pikërisht në ditën e themelimit të policisë jugosllave UDB-ja kishte shkuar në Prekaz për ta arrestuar Tahir Mehën. Policia serbe kishte bërë përpjekje për ta bindur Tahirin që të dorëzohet, madje kishte dërguar edhe shqiptarë për ta bindur që të dorëzohet por ia kishte thënë që serbit nuk i zihet besë.

Një shtet i tërë ishte ngritur në luftë kundër Tahirit dhe babait të tij mu në zemër të Prekazit legjendar. Nipi i Tahir Mehës, Ilir Meha për emisionin “Epope” me autor Leutrim Sahiti, rrëfen për luftën e lavdishme që kishte bërë axha u tij deri në rënien heroike.

Ai rrëfen se si pas gjithë ditës duke luftuar kundër forcave të shumta policore, me tanka dhe helikopter, Tahir Meha arrinë që të dalë nga kulla por duke u larguar qëllohet nga policia serbe, pasi kishte vrarë e plagosur dhjetëra policë.

Qëndresa e Tahirit i dha fuqi e guxim të pashembullt popullit shqiptar në atë pranverë të përgjakur drejt përgatitjes për luftë në çlirimin e vendit.

Pikërisht në varrimin e Nebih dhe Tahir Mehës, Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe Hamëza ishin betuar që do të vazhdonin rrugën e tyre dhe jetësimin e amanetit për çlirim.

Pas rënies së Tahirit, për fëmijët e tij ishte kujdesur vëllau i Tahirit, sot hero i Kosovës, Beqir Meha. Beqir Meha ishte i përndjekur politik dhe si i tillë qysh në orët e para ishte bashkuar me Komandantin Legjendar Adem Jashari, me të cilin kishin shoqëri të ngushtë.

Beqir Meha ashtu si edhe babai Nebihu dhe vëllau Tahiri ra heroikisht për çlirimin e vendit dhe sot qëndron i skalitur në bronz pranë heronjve Mehaj në trollin e tyre në Prekaz.

Back to top button