Uncategorized

E turpshme: Crvena Zvezda ngushëllon familjet e terroristeve, thotë se Kosova është zemra e Serbisë

 

Klubi serb Crvena Zvezda ka ngushëlluar familjen e terroristeve që vdiqën së fundmi, duke thënë sërish se “Kosova është zemra e Serbisë”.

Policia e Kosovës vrau tre terroristë serbë dhe arrestoi tetë persona, që ishin të përfshirë në vrasjen e heroit kombëtar Afrim Bunjaku.

Tani Crvena Zvezda ka ngushëlluar familjet e tërroristëve serbë duke thënë se “motivet e serbëve në Kosovë janë më të pastra”.

Ndër të tjera, edhe ndeshja ndaj Partizanit të Serbisë u shty shkaku i ndodhive në Kosovë.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“FC Red Star shpreh ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave të serbëve në Kosovë dhe Metohi. Le të kenë lavdi të përjetshme!

Kosova ishte dhe do të mbetet përgjithmonë zemra e Serbisë. Ne jemi të vetëdijshëm për problemet me të cilat ballafaqohen serbët në Kosovë, vetëm sepse duan të ruajnë identitetin dhe traditën e krahinës jugore serbe. Motivet e serbëve në Kosovë janë sa më të pastra, besimi dhe tradita i prinë gjatë gjithë jetës së tyre dhe për këtë i falënderojmë pa masë.

Për shkak të shpalljes së ditë zie të mërkurën e datës 27. Në shtator në Serbi, ndeshja e derbit të përjetshëm do të shtyhet deri në një njoftim të dytë, dhe klubi ynë do t’i njoftojë të gjithë tifozët në kohën e duhur për datën e re”, shkroi klubi serb.

 

Ndër të tjera, një ndër të vrarët raportohet të jetë një tifoz i zjarrtë i skuadrës së lartpërmendur.

Back to top button