Uncategorized

Ndodh edhe kjo! 43-vjeçari niset të vjedhë paratë e bankomatit me vinç

Një burrë është arrestuar në Angli pasi një vinç u përdor në përpjekje për të vjedhur një bankomat parash nga një supermarket.

Policia u thirr në një kantier ndërtimi në Yapton Road, Barnham, West Sussex pas një raportimi se një vinç i vogël ishte vjedhur. Oficerët kur nisën hetimet zbulun se vinçi i vjedhur po përdorej për të vjedhur një bankomat parash.

Kur policia mbërriti në vendngjarje arrestoi një 43-vjeçar, nga Ashford, Middlesex pasi po tentonte të vidhte paratë e bankomatit.

Kjo ngjarje shkaktoi probleme edhe në një nga linjat e trenave, e cila u mbyll për disa orë, pasi vinçi kishte krijuar probleme te shinat.

Back to top button