LAJME

Speca të mbushur me djath dhe grizë

Speca të mbushur me djath

Nëse dëshironi të kënaqeni me aromën e kuzhinës së gjyshes, provojeni këtë recetë:

Përbërësit:

300 gr djath fshati

2 vezë

2 lugë gjelle grizë

Erzat-krip, piper I zi, vegetë

Vaj

1 gotë qumësht sipas nevojës

Në një pjatë thërrmoni djathin me pirun, hidhni 2 kokrrat e vezës, 1gotë caji qumësht  (qumështin e hedhim varësisht nga trashësia e masës, nëse masa është kremoze nuk ka nevojë por nësë masa është më e thatë për shkak të djathit I hedhim qumësht, erëzat dhe grizën, I përziejmë të gjitha derisa bëhet masa homogjene.

Specat më herët I kemi pastruar dhe krijuar vrima brenda të cilat I mbushim me masën. Pas mbushjes hedhim krip, vaj dhe I mbulojmë me, copëzat e mbetura, hedhim fara të zeza sipër, dhe I futim në furrë për 30 minuta në temperaturë 230 gradë.

Ju bëfshin mirë.

 

Back to top button