LAJME

Infermierja dashurohet me pacientin me dializë, ai vdes papritur gjatë takimit të fshehtë

Një infermiere është shkarkuar nga puna pasi një pacient me të cilin kishte një lidhje të fshehtë vdiq pas një takimi natën vonë në parkingun e spitalit

Penelope Williams nuk thirri një ambulancë pasi pacienti i saj i vdiq para syve. Pacienti i diagnostifikuar nga sëmundja kronike e veshkave vdiq nga një atak në zemër dhe mjekët e gjetën me pantallonat e ulura.

Infermierja Williams akuzohet për mosrespektim të profesionit. Në seancën dëgjimore u tha se pacienti u gjet në pjesën e pasme të makinës së tij në Spitalin Wrexham’s Spire, Angli pasi dyshja ishin takuar në parkingun e makinave të spitalit. Williams, e cila punonte si infermiere e përgjithshme, ishte takuar me pacientin rreth një vit më parë pasi ai mori trajtim në njësinë ku ajo punonte.

Natën që pacienti me dializë vdiq, infermierja nuk njoftoi ambulancën, por mori në telefon kolegun e saj. Kur ai mbërriti në parkingun e makinave, ata thirrën ambulancën pasi pacienti ishte i veshur pjesërisht dhe pa ndjenja. Ai u shpall i vdekur pak më vonë.

Infermierja Williams fillimisht i tha policisë se kishte shkuar në parkingun e makinave pasi pacienti i dërgoi mesazh duke i thënë se nuk ishte mirë. Por të nesërmen, ajo pranoi në polici se kishin qenë në një marrëdhënie seksuale.

Back to top button