Trajneri i Chelseat, Graham Potter thotë se shëndeti i tij mendor ka vuajtur pasi ai dhe familja e tij kanë marrë abuzime anonime pas formës së dobët të klubit.
Blutë kanë fituar vetëm dy nga 14 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet..
Chelsea thotë se ata po ofrojnë mbështetjen e tyre të plotë për Potter dhe familjen e tij.
“Më kanë ardhur disa emaile jo veçanërisht të këndshme, që duan që unë të vdes. Kjo padyshim nuk është e këndshme për t’u marrë”, tha Potter.