LAJMESPORT

Kapiteni i Kosovës pëson lëndim të rëndë

Futbollisti i Rilindja 1974, Blerjon Avdimetaj ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen e djeshme kundër Trepça në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.

Ai ka lënduar rëndë syrin derisa gjendja e tij duket e rëndë nga fotografitë që janë publikuar në faqen e klubit.

Kapiteni i Kosovës U19 pësoi lëndimin e rëndë derisa gjyqtari e ndëshkoi vetëm me të verdhë atë që e bëri ndërhyrjen.

Ndeshja në mes të Rilindjes dhe Trepçës përfundoi në barazim 1-1.

Back to top button