LAJME
TOP LAJMI

Pacolli, Ramës: Prishtina po bëhet gjithnjë e më jotransparente- kujdes se pushteti është i rrëshqitshëm

Ish nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli ka kritikuar kryetarin e tanishëm të kryeqytetit, Perparim Rama pasi Prishtina u rendit keq në rezultatet e analizës së KDI-së për transparencë komunale, raporton Gazeta Sociale.

Pacolli i ka reaguar Ramës në facebook duke i shkruar se diçka nuk po funksionon.

“Mandatin e kaluar, edhe nese s’kami pasë naj performancë t’lakmueshme, bile me transparencë kemi qenë OK! Prishtina printe për nga transparemca dhe llogaridhënia karshi qytetarëve. Tash kemi situatë tjetër”, ka shkuar Pacolli.

Sipas tij Prishtina po mbyllet dhe po bëhet gjithnjë e më jotransparente.

Ai në fund ka paralajmëruar Ramën që “kujdes se pushteti është i rrësqitshëm…!”. /Gazeta Sociale/

Back to top button