LAJME
Haradinaj i reagon ministrit Aliu rreth autostradës së Dukagjinit: Shpejt do të vie dita të dilni para popullit
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratave të ministrit Liburn Aliu, i cili ka thënë se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kritikuar këtë vendim të ministrit Aliu, duke thënë se po injorohet totalisht ky projekt, sikur mos të ishte zonë e pjesës së Kosovës.
Ndër të tjerash, Haradinaj ka paralajmëruar Qeverinë se shpejt do të vie dita kur do të dalin para popullit dhe qytetarët do t’i ndëshkojnë, pasi sipas tij, Dukagjini nuk e duron injorimin.