LAJME

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës znj.Saranda Bogujevci bëhet nënë!

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës znj.Saranda Bogujevci bëhet nënë.

Lajmin e ka bërë publik në rrjetin social facebook, deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes znj.Mimoza Kusari-Lila, e cila ka shkruar:

Forca e jetës ❤️

E lumtur pa masë me lajmin për lindjen e djalit të kolegës, shoqes dhe Nënkryetares së Kuvendit, Saranda Bogujevci

Saranda dhe parneri i saj Matias, dje u bënë prindër të djalit, Julianit, i cili ka lindur me shëndet të mirë.

Mami dhe bebja janë shumë mirë, ndërsa ne jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen!

Back to top button