HISTORI
TOP LAJMI

Jashari për heronjët Meha: Te varret e tyre u betuan Ademi e Hamza për luftë deri në çlirim 

Në 42-vjetorin e rënies së heronjve, Nebih dhe Tahir Meha, anëtari i familjes Jashari, Bekim Jashari ka kujtuar vepren e tyre heroike duke treguar se para këtyre varreve, Adem e Hamzë Jashari u betuan për luftë deri në çlirim.

 

Jasharaj ka thënë se dy heronjët me luftën e tyre duke mbrojtur pragun e shtëpisë e tmerruan regjimin shovenist serb, shkruan Gazeta10.

”42 vjetori i rënies së heronjve Nebih e Tahir Meha, te varret e të cilëve Komandanti Legjendar Adem Jashari bashkë me babushin u betuan për luftë deri në çlirim. 42 vite me parë, kur studentët po protestonin në menyrë paqësore për të drejtat tona, në Prekaz u bë kthesa e madhe që do të ndryshonte rrjedhat e historisë në favor të popullit tonë autokton. Ishte heroi ynë Tahir Meha i cili bashkë me babain Nebih Meha, duke mbrojtur pragun e shtëpisë tmerruan me luftën e tyre të drejtë një regjim të tërë shovenist serb, i cili me çdo kusht kërkonte dorëzimin e Tahir Mehes.”, ka shkruar ai.

Tutje, djali i heroit Hamëz Jashari, shkroi se ”pushka e Tahir dhe Nebih Mehës ishte simbol i lirisë, mesazhi i tyre e kaloi krismën e pushkëve. Mesazhi i qëndresës së familjes Meha u dëgjua përtej zërit të pushkëve”.

Sot shënohet 42-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz i ishin kundërpërgjigjur me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.

Back to top button