SHOWBIZ
TOP LAJMI

Ndizet sheshi i Malishevës – Shala: Mal fest theu rekordet e pjesëmarrjes

Festivali tashmë tradicionalisht në shenjë respekti për diasporën theu pritshmeritë e organizatorëve duke mbledhur mijëra qytetarë që nën tingujt e këngëve  dhe valleve u disponuan pamasë.

Komuna e Malishevës, drejtoria për Kulturë, Rini e Sport së bashku  me OJQ-në “Values for Better Future”, organizuan edhe këtë vit festivalin “Mal Fest”.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala me këtë rast ka deklaruar që ky i tij është realizuar me përkushtim dhe se ndihet i privilegjuar që ky festival theu rekordet e pjesëmarrjes.

Festivali Mal Fest synon të stimulojë dhe promovojë artistët e rinj në fushën e artit pamor, përmes pikturës dhe fotografisë, si dhe promovimin e artistëve të rinj në fushën e muzikës moderne duke sjellur artist të njohur nga Estrada Kosovare.

Të gjitha këto suksese janë arritur falë angazhimit profesional të ekipit Mal-Fest, vullnetarëve, mbështetjes së Drejtorisë për Kulturë dhe Sport Rinor, organizatës Most Music dhe bizneseve lokale.

“Ne besojmë dhe shpresojmë se Mal Fest në një të ardhme të afërt do të jetë një ngjarje me ndikimi të madh në fushën e kulturës, rinisë dhe do të gjenerojë të ardhura për të gjithë qytetin Malishevës”, theksoi drejtuesi i projektit Veton V. Kastrati.

Back to top button