LAJME
TOP LAJMI

“Jetoj e punoj me mësimet tua”- Bekim Jashari e kujton gjyshin Shaban në 99-të vjetorin e lindjes

Në ditëlindjen e 99-të të heroit të kombit Shaban Jashari, nipi i tij Bekim Jashari ka kujtuar jetën dhe veprën e gjyshit të tij të cilin siç tregon e quante baba Shaban.

Jashari ka shkruar se Shaban Jashari tërë jetën e tij ia kushtoi Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi që edukoi e frymëzoi shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut.

“Ai bashkë me babushin Hamëzen e Komandantin Legjendar Adem Jashari, qysh në vitet e 90-ta kishin vendosur që të luftojnë për Lirinë tonë kurse mbështetje të madhe logjistike kishin mixhën e dashur Rifat i cili vepronte e ndihmonte nga Gjermania”, ka deklaruar tutje Jashari.

“Baba Shaban, bashkë me djemtë, gratë e familjes, nipa e mbesa, luftuan për tri ditë pa u ndalur kundër një ushtrie të tërë çetnike dhe ra heroikisht për të mbetur përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Jashari.

“Urime ditëlindja Baba Shaban, jetoj e punoj me mësimet tua”, është urimi i tij për Shaban Jasharin- heroin e Kosovës.

Back to top button