
LAJME
E RËNDË: Dyshohet se një 4 vjeçar është mbytur në Ibër-Lepenc, Klubi i Zhytjes “Trepça” në kërkim
Një fëmijë 4 vjeçar po dyshohet se ka rënë dhe është mbytur në kanalin e Ibër-Lepencit, njofton “Mitropol”.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.
Klubi i Zhytjes “Trepça” nga Mitrovica bashkë me zjarrëfikësit ndodhen ende në kërkim të fëmijës që nga ora 19:00.