LAJME

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, kandidati i tretë, mbështet Erdoganin

Tash kur data për raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi po afrohet, Kandidati presidencial i Aleancës Ata, Sinan Ogan i cili në raundin e parë doli i treti me vota sot njoftoi se do të mbështesin presidentin Erdogan në raundin e dytë, raporton Gazeta Sociale.

Në konferencën për media Ogan tha: “Uroj që ky vendim, të cilin e kemi marrë pa asnjë pritshmëri personale në kuadrin e parimeve tona ataturkiste dhe nacionaliste, të jetë i dobishëm për kombin e madh turk dhe Republikën e Turqisë”.

“Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet e 14 majit kanë kaluar në raundin e dytë, si kandidat për president të Aleancës Ata, kemi arritur një pikë efektive në raundin e dytë të zgjedhjeve duke marrë 5.2 për qind të votave në raundin e parë”, tha Ogan.

Ai në fund falënderoi partitë përbërëse të Aleancës Ata dhe votuesit e tyre.

“Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët tanë që na bënë të jemi pjesë e garës duke na dhënë 111 mijë e 506 firma”, tha ai. /GazetaS Sociale/

Back to top button