LAJME

Imeri: Unë jam dëshmitar i hapur i Gjykatës Speciale

Imer Imeri- vëllai i aktivistit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri, ka njoftuar sonte se është dëshmitar i hapur i Gjykatës Speciale.

Ai tregoi se i di vrasësit e vëllait të tij. Imeri tha se beson që Gjykata Speciale do të hedhë dritë mbi atë se çfarë ndodhi më vëllain e tij.

“Unë jam dëshmitar i hapur i Gjykatës Speciale. Unë çka janë punë të prokurorisë, para juve nuk i qes. Por, qeto punë që i kam qit moti në EULEX, qeto moti, a po i lypni?”, tha ai sonte në RTV Dukagjini.

Sipas tij, urdhëruesit për vrasjen e vëllait të tij tani janë në proces gjyqësor.

Ai shpjegoi se këtë çështje e ka adresuar te krerët shtetëror, por u shpreh se vetëm nga ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi kishte marrë përgjigje.

Back to top button