Edhe 30 minatorët e ngujuar pas bllokimit të ashensorit kanë arritur të nxirren nga miniera e Trepçës ku ishin ngujuar që nga orët e mëngjesit të sotëm.
Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Kanal10, Bleona Dallaveraj e cila aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ajo tha se lajmin e konfirmoi për Kanal10 drejtori i prodhimit në minierën e Trepçës, Bujar Jashari i cili tha dhe të gjithë punëtorët e ngujuar tashmë kanë dalë nga miniera.
Ai ka treguar se probleme të tilla me ashensorin kanë ndodhur edhe më herët.
Kujtojmë se pas prishjes së ashensorit në orët e mëngjesit të sotëm gjithsej 40 minatorë kanë mbetur të ngujuar brenda minierës së Trepçës për rreth 18 orë në horizontin 11 rreth 900 metra nën tokë, derisa 10 prej tyre kishin arritur të nxirren më herët.