SPORT

Zyrtare: Drenica bëhet me trajner të ri

Përmes një komunikate në faqen zyrtare, Drenica ka njoftuar se është bërë me trajner të ri.

Presidenti i klubit të Drenicës, Gëzim Ramadani prezantoi sot trajnerin e ri të skuadrës për sezonin e ri 2023/24, Sunaj Keçin, raporton KosovaPress.

Keçi do ta drejtojë Drenicën deri në përfundimin e sezonit 2023/24, ndërsa më parë ka qenë trajner te Hajvalia, Flamurtari, kurse ishte edhe ndihmës trajner te Llapi për një kohë gjatë.

Po ashtu, Drenica njoftoi se së shpejti do të prezantohen afrimet dhe përforcimet e klubit.

“Klubi vazhdon punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ri, dhe se shpejti do të prezantohen afrimet dhe përforcimet e klubit”, shkruante në komunikatën e Drenicës.

Back to top button