LAJMESPORT

Refuzoi 100 milionë euro, sauditët ofertë të re për Paul Pogban

Paul Pogba ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Arabia Saudite për tre sezonet e ardhshme, duke dëshiruar të qëndrojë te Juventusi, klubet klubet saudite nuk po e lënë rehat.

Sipas mediave italiane nuk përjashtohet mundësia e rritjes së ofertës për francezin.

Al-Ahly dhe Al-Ittihad janë dy klubet që kanë shfaqur interes për mesfushorin e Juventus, megjithatë ky i fundit nuk është bindur nga shifra e ofruar për t’u larguar nga Italia.

Megjithatë të dy klubet saudite janë të gatshëm të rrisin ofertën për Pogban dhe nuk përjashtohet mundësia që francezi të joshet nga paratë e mëdha që do t’i ofrohen.

Juventusi nga ana tjetër mbetet në pozicion pritjeje, pasi për momentin klubi torinez nuk ka marrë asnjë ofertë.

Back to top button