Një qytetar nga Vushtrria ka vendosur që ta ndërrojë mbiemrin e tij, arsye për këtë është origjina e mbiemrit.
“Sot ndjehem i lumtur që edhe me letra jam liruar nga këto mbeturina të pushtuesve tanë që na u ka futur në qenjën tonë si mish i egër, saqë dikush edhe i ruan me fanatizëm” ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“Të dashur miq, ju njoftoj se tanimë zyrtarisht unë dhe familja ime kemi ndrru mbiemrin nga Sylejmani në MANI.
Tani ndjehem i lehtësuar pasi që nuk do të identifikohem nga të tjerët si pjestar i një identiteti të huaj, i identitetit të pushtuesit Osman.
Unë mbaja mbiemrin e Sylejmanit, Sulltanit të perandorisë Osmane dhe prej se jam bë me ditë pak për të bëmat e pushtuesit tonë, shkatrruesit të qenjës shqiptare, unë jam ndje i turpëruar nga ky mbiemër i huaj që fallcifikonte identitetin tim shqiptar, sa që kur jetoja në Zvicërr, ata kur e shihnin mbiemrin Sylejmani, mendonin që jam Turk apo Arab.
Sot ndjehem i lumtur që edhe me letra jam liruar nga këto mbeturina të pushtuesve tanë që na u ka futur në qenjën tonë si mish i egër, saqë dikush edhe i ruan me fanatizëm.
Por i them të gjithë shqiptarëve që janë shqiptar, se mbajtja e emrit e sidomos mbiemrave të huaj e sidomos pushtuesve tanë si atyre të perandorisë Osmane si Sylejmani, Ramadani, Bajrami etj. është e njejtë sikur të mbajmë mbiemrin e pushtuesve Serb si Millosheviç, Vuqiç apo Çubrilloviq.
I falenderohem shtetit të Kosovës, kushtetutës dhe ligjeve tona që i kemi të standardit më të lartë të të drejtave të njeriut, dhe na mundëson që pa vështërsi të spastrohemi nga identiteti i rremë.
Ju që doni ta ndrroni mbiemrin e pushtuesit, mos u arsyetoni se ka procedura të lodhshme, kjo është vetëm justifikim për mungesë vendosmërie, guximi apo dembelie.
Në foto (te komentet) i keni të gjitha dokumentet që ju nevoiten dhe të gjitha nxirren pa asnjë problem për një ditë, dhe pas aplikimit pas pak ditësh ju vie konfirmimi.” Nga Agron Mani