LAJME

Vritet me armë zjarri 50-vjeçari shqiptar në Selanik

Një 50-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Selanik, Greqi.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar të paktën dy herë mbi viktimën 50-vjeçare me origjinë shqiptare, teksa ai ndodhej në makinën e tij, ndaluar në një karburant.

Shqiptari ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë. Thuhet se mes viktimës dhe autorit ka patur një konflikt por ende nuk dihen shkaqet.

Një hetim paraprak kryhet nga seksioni i Krimeve ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të forta të Policisë greke të cilat kanë rrethuar zonën ndërsa po kryejnë hetimet në kërkim të autorit.

Back to top button