LAJME

Vetura “fluturon” në autostradë, në zonën me kufizim 80km/orë ndalet me 166km/orë

Për tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik një personi që është kapur duke vozitur me shpejtësi 166 kilometra për orë në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/orë.

Siç ka njoftuar Policia, pos ndalimit të ngasjes për tre muaj, shoferi është gjobitur edhe me 300 euro.

Rasti ka ndodhur në autostradën që lidh Veternikun e Prishtinës me Bresjen e Fushë-Kosovës, më 29 maj pasdite.

“Mos respektimi i kufizimit të shpejtësisë! Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 166 km/h, i njëjti është gjobitur me 300€ dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim të Policisë.

Back to top button