LAJMESOCIALE

Vetëm bindja e përsosur mund t’ju shpëtojë nga mëkati

O robër kërkimtarë të Zotit! Hapni veshët dhe më dëgjoni! Asgjë nuk ngjason me bindjen. Është pikërisht bindja që ju largon nga mëkati. Bindja është ajo që ju jep forcën për të bërë mirësi. Bindja është ajo që ju bën të dashur dhe të sinqertë ndaj Zotit. A mund të hiqni dorë nga mëkati, pa pasur bindjen? A mund të ndaleni nga tundimet e nefsit, pa përjetuar një manifestim bindës? A mund të gjeni qetësi, pa pasur bindjen? A mund të krijoni ndonjë ndryshim të sinqertë, pa pasur bindjen? A mund të arrini lumturinë e vërtetë, pa pasur bindjen? A ka ndonjë shlyerje a shpagim nën kupën e qiellit, O njerëz që jeni thirrur për mirësi dhe për rrugën e drejtë! Besoni me bindje se tërheqja e Zotit do të lindë brenda jush dhe ju do të pastroheni nga njolla e neveritshme e mëkatit vetëm atëherë kur zemrën do ta keni të plotë me bindje. Ndoshta do të thoni – e kemi bindjen. Dijeni se vetëm po mashtroheni. Ju nuk e keni bindjen, sepse nuk i keni as rezultatet e saj. Arsyeja është se nuk hiqni dorë nga mëkati dhe nuk hidhni hapin që duhet hedhur; nuk druheni ashtu siç duhet të druheni.që mund t’ju largojë nga mëkati? Isai Biri i Merjemes a është i tillë që gjaku artificial i tij të mund t’ju largojë nga mëkati?

Çdokush që u pastrua, u pastrua përmes bindjes. Bindja ju jep forcë për të përballuar dhimbjen, aq saqë edhe një mbret e bën ta lërë fronin për të veshur petkun e fukarait. Bindja lehtëson çdo brengë. Bindja ju tregon Zotin. Çdo shlyerje dhe çdo shpërblesë tjetër është e rremë. Çdo pastërti vjen përmes rrugës së bindjes. Ajo që ju largon nga mëkati, ajo që ju çon te Zoti dhe ju bën të përparoni në sinqeritet dhe qëndrueshmëri më shumë se engjëjt, është pikërisht bindja. Çdo fe që nuk ju jep mjetet e bindjes është e gënjeshtërt. Çdo fe që nuk ju tregon dot Zotin nëpërmjet mjeteve bindëse, është e gënjeshtërt.

 

Back to top button