LAJME

Veçoritë e pasaportës shqiptare në kohën e mbretit Zog

Pasaporta shqiptare në kohën e mbretit Zog ka pasur disa veçori

Këto veçori kanë të bëjë me 6 këshilla që ishin të shkruara në kapakun nga brenda pasaportës.

Ai ose ajo që nuk i ka rrespektuar në mënyrë strikte këto veçori, iu ka marr e drejta me pas pasaportë, dhe njëkohësisht edhe iu ka konfiskuar ajo.

Ja çfarë shkruhej në të:

1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

3. Cdo shqiptar asht vellau Yt: nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur te ket nevoje.

4.Mos e perbuz gjuhen e nanes s’ ate, tue fole ne gjuhe te huej kur nuk asht nevoja.

5.Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6.Dashuria per atdhe ndihet ma teper ne mergim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të ketheish ne vendin t’ and

Back to top button