LAJME

Vdes haxhiu shqiptar përgjatë pelegrinazhit

Haxhiu shqiptar Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë përgjatë pelegrinazhit në Medinë ku kishte shkuar në Medinë bashkë me një grup haxhijsh të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, një traditë e përvitshme

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.

Kreu i Komunitetit Mysliman i shpreh ngushëllimet familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut nga Tirana.

Postimi i plotë

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! U informova nga drejtuesi i haxhit, z. Lauren Luli, se haxhiu Sulejman Koloriu ka ndërruar jetë në qytetin e bekuar të Medines.

Pasi ka kryer ritin e Haxhit dhe ka shkuar në qytetin e Profetit (a.s.), Medine, për vizitë, pjesë e axhendës, haxhiu i nderuar ka ndërruar jetë.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Koloriu dhe të afërmve të haxhiut.

I lutem Zotit që t’i ketë pranuar haxhin Sulejmanit dhe ta bëjë atë prej banorëve të Xhennetit Firdeus.

Vdekja është e hidhur gjithmonë, por është ligj!

Kur njeriu ndërron jetë fill pas kryerjes së haxhit dhe varroset në një qytet me Profetin (a.s.) është një shenjë shpresëdhënëse dhe lehtëson disi hidhërimin e familjarëve.

Qoftë i Xhennetit haxhiu i nderuar Sulejman Koloriu!

Back to top button