Vaki kosovare; burrë e grua rrahen mes vete dhe përfundojnë në Polici, kthehen sërish bashkë admin
Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur të dielën në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti dyshohet të ketë ndodhur në orët e pasdites dhe nisi pas një zënke, e cila pasoi me dhunë fizike, ashtu që të dy pësuan lëndime trupore.
Dy palët u shoqëruan në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me incidentin që ndodhi në shtëpinë e tyre.
Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”.