LAJME

VIDEO| Po shuante zjarret, ja si rrëzohet avioni në Greqi, brenda ndodheshin dy persona

Një incident është regjistruar këtë të martë në Greqi, ku një aeropla me dy pilotë në bord u rrëzua teksa po përpiqej të shuante zjarret në Karystos.

mediat greke bëjnë me dije se aeroplani Canadair që i përkiste Forcave Ajrore, ra në një luginë në fshatin Potam.

Gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit, avioni u përplas me një pemë, duke bërë që të rrëzohej në tokë dhe të shpërthente në flakë.

Njoftimi i Forcave Ajrore greke:

“Të martën, 25 korrik 2023, në orën 15:05, një avion CL-215, me një ekuipazh prej dy personash, u rrëzua gjatë shuarjes së zjarrit ajror në Platanistos, Evia.

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për gjetjen e dy pilotëve. Në zonë janë nisur 1 helikopter Super Puma dhe 1 helikopter AB-205 i Forcave Ajrore, si dhe 1 helikopter S-70 i Marinës.

Back to top button