LAJME

U fut por nuk doli më! Burri shqiptar mbytet në sytë e gruas dhe fëmijëve

Një shqiptar 52-vjeçar humbi jetën pasi u zhyt në sy të miqve dhe familjarëve, gruas dhe fëmijëve të tij, me të cilët kishte shkuar në breg të lumit për një piknik në zonën e Pedrerës.

Mediat italiane shkruajnë se Argon Gjyla, banor i Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje për t’u freskuar, duke kaluar urën e rrugës Provinciale dhe duke shkuar në bregun e Soncino. Megjithatë, sapo hyri në lumë, filloi të gulçonte dhe u zhduk nën ujë.

Disa burra nxituan menjëherë në ndihmë të tij dhe arritën ta kthenin në breg, ku më pas filluan manovrat për ta mbajtur në jetë në pritje të ambulancave dhe shpëtimit me helikopter.

Me të mbërritur në vendngjarje, helikopteri e dërgoi me urgjencë 52-vjeçarin në spital ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas shtrimit.

Back to top button