LAJME

Burrë e grua u mori jetën rryma! Fqinjët në lot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në fshatin Resulaj të Vlorës. Dy të moshuar burrë e grua kanë humbur jetën ndërsa ishin duke ujitur tokën.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia shkak i vdekjes mendohet të ketë qenë kontakti me rrymën elektrike.

Fqinjët u shprehën se të moshuarit Eqerem dhe Manure Zykaj ishin në tokën e tyre në fshatin Resulaj, në momentin e ngjarjes së rëndë.

“Teli është këputur që dje. Bëri hatanë e zezë dhe e zuri korenti. Sot nuk erdhi, se ne shkonim tek njëri-tjetri. Një grua dhe një burrë në hallin e tyre të vdesin nga korrenti, s’kemi c’të themi

Kjo lagja jonë është e vdekur, pa ujë pa drita. Një orë ujë në ditë, pa rrugë pa ujë pa dritë. Kemi qenë 3 ditë pa drita, e lidhim me alumin, një masë bëhet këputet.

Ne ditë për ditë jemi pa drita. I marrim në telefon nuk e hapin. U kemi thënë për telin që është i zhveshur. Aty po merrte flakë…

Dy pleq dy punëtorë. Është gjynah. Korenti është i zhveshur mbi tarracë, e kemi ne tani radhën”, kanë treguar fqinjët.

Back to top button