LAJME

Turqia goditet nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.5 magnitudë – pamjet amatore shfaqin reagimet e qytetarëve kur ndjejnë dridhjet e para

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë e njohur ndryshe si AFAD, një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.5 magnitudë ka goditën sot provincën jugore të Adanas.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale, por qytetarët janë akoma të frikësuar nga tërmeti që goditi Turqinë në shkurt ku si pasojë humbën jetën dhjetëra mijëra, transmeton Telegrafi.

Tashmë kanë filluar të qarkullojnë pamje amatore në rrjetet sociale, që shfaq reagimet e qytetarëve pasi fillojnë të ndjejnë dridhjet e para.

Një burrë që ishte brenda marketit të tij dhe po fliste në telefon, u ngrit menjëherë në këmbë nga dridhjet e mëdha që i rrëzuan të gjithë artikujt ushqimorë që i kishte vendosur në rafte.

Të kapluar nga paniku dhe frika se mund ta pësojnë me jetë, qytetarët nëpër video shihen duke dalë me shpejtësi nga lokalet, shtëpitë, zyrat e apartamentet. /Telegrafi/

Back to top button