LAJME

Në lule të rinisë, kjo është 14-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksident në SHBA

Një 14-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në SHBA, si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi të premten në mëngjes.

Adriana Mina ishte një prej katër adoleshentëve që ndodheshin në makinën Hyundai Sonata të vjedhur kur u përplas me një Ford Escape. Përplasja ishte shumë e fortë.

14-vjeçarja shqiptare ka dalë jashtë mjetit si pasojë e përplasjes. Ajo ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda. Policia thotë se makina ku udhëtonin adoleshentët kaloi rrugën me semafor të kuq dhe në kryqëzim u përplas me Fordin.

Dy 15-vjeçarë të tjerë ndodhen në spital në gjendje të rëndë si pasojë e kësaj ngjarje. Një vajzë 15-vjeçare mori lëndime më të lehta dhe doli nga spitali të premten.

Ceremonia mortore për 14-vjeçaren do të zhvillohet sot në qendrën Shqiptaro-Amerikane Kulturore dhe Islamike në Waterbury. Siç raportojnë mediat amerikane, varrimi do të kryhet sipas traditave shqiptare në Varrezat Myslimane Shqiptare në Waterbury./Albeu.com/

Back to top button