Trajner kikboksi, prijës i bandave kriminale: Çka dihet për serbin e arrestuar në veri (Video)
Millun Millenkoviq i njohur me nofkën Llune është arrestuar sot nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës. Kush ishte ai?
Millun Millenkoviqi nuk ishte përmendur nga kryeministri Kurti në listën e gjatë të atyre që konsideronte se kishin organizuar protestat e dhunshme në veri të vendit.
Megjithatë, Millenkoviq është identifikuar dhe tashmë edhe arrestuar nga Policia e Kosovës, në një veprim që i la të lënduar tre zyrtarë policorë të vendit dhe që mblodhi protestues serbë në Mitrovicë të Veriut.
Xhelal Sveçla / Arrestohet njëri nga udhëheqësit e grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri – Tre policë të lënduar
Çka dihet për Millenkoviqin?
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar Millenkoviqin si “një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it” si dhe prijës të “bandave kriminale ndër vite”
Nga të dhënat që ndodhen në Internet, del se z. Millenkoviq Llune është një ish-kikboksier që tashmë merret edhe si trajner i këtij sporti luftarak.
Ai madje del se edhe është paraqitur për media në këtë rol, duke folur nga klubi i tij i boksit.
Trajner kikboksi, prijës i bandave kriminale: Çka dihet për serbin e arrestuar në veri (Video)