Temperaturat do arrijnë mbi 40°C! Anticikloni afrikan pushton Mesdheun Perëndimor
Anticikloni afrikan është në fuqinë e tij maksimale, aktualisht fluksi më intensiv i ajrit të nxehtë drejtohet drejt Sardenjës dhe Mesdheut Perëndimor, por në ditët në vijim i nxehti afrikan do të shtrihet drejt lindjes duke prekur më drejtpërdrejt Italinë Jugore.
Pikërisht në rajonet jugore, vapa do të rritet ndjeshëm me temperatura maksimale të cilat nga e enjtja e në vazhdim do të kapin vlerën 40°C, ndërsa disa zona veriore dhe një pjesë e zonës qendrore të Italisë, do të lehtësohen nga vapa ekstreme, sipas Rai Meteo.
Kjo foto tregon me ngjyra që variojnë nga e verdha në portokalli, në të kuqe, në kafe dhe në fund në rozë, zonat ku gradualisht do të bëhet më e nxehtë se vlerat normale të kësaj periudhe: siç mund ta shihni, të enjten i nxehti do të kthehet drejt rajoneve jugore, ku temperaturat do të jenë edhe 8°C më të larta se mesatarja në lartësinë rreth 1500 m.
Temperaturat më të larta do të prekin Sardenja, Pulia dhe rajonet e tjera jugore. Ajo që duhet theksuar është se kjo valë e re e të nxehtit në Jug dhe Sardenjë është e destinuar me siguri të zgjasë disa ditë.