LAJME
TOP LAJMI

Të rinjtë nga Kosova me emrin “Klinton” emocionojnë ish-presidentin amerikan

Përpara Kryeministrisë po zhvillohet ceremonia në nder të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i cili ndodhet në Tiranë në të parën vizitë zyrtare.

Një moment emocionues gjatë ceremonisë ishte kur një grup të rinjsh nga Kosova, të gjithë me emrin Klinton, kanë përshëndetur dhe falënderuar presidentit për çfarë ka bërë për vendin e tyre.

“Jam Klintonita nga Peja. Tezja më vuri emrin e familjes tuaj për të treguar mirënjohjen për atë që ju keni bërë për ne, që të fitojmë pavarësinë dhe të jemi vend demokratik. Ju jeni arsyeja që ne sot kemi liri dhe paqe”, tha një vajzë.

“Jam Klinton Berisha, jam shumë i nderuar të mbaj mbiemrin e familjes tuaj si emrin tim”, u shpreh një i ri.

Nuk munguan në prezantim edhe vajza nga Kosova që mbajnë emrin Hillari, si bashkëshortja e presidentit, gjë që solli të qeshura tek ky i fundit.

Back to top button