LAJME
TOP LAJMI

Syla: Kurti kur qesh, i ka punët më së keqti

Gazetari Valon Syla ka dhënë mendimin e tij lidhur me takimet që zhvillohen në Ohër në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq, me ndërmjetësit evropianë, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak.

Syla tha se anipse Kurti po duket i relaksuar, ai po pret që Vuçiqi të gabojë.

Ai kujtoi fjalët e liderit të PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili thoshte: Kur Kurti qesh, i ka punët më së keqti.

“Kurti po duket i relaksuar, por siç thoshte Dardan Molliqaj, kur Kurti qesh i ka punët më së keqti. Kurti është duke pritur që Vuçiqi të gabojë dhe nuk po e kupton që Kurti nuk po e përfaqëson VV por krejt Kosovën qa ka nënshkru në 12 vitet e fundit. Masi po ju doket bazë e mirë franko gjerman, nënkupton edhe Asociacionin e vitit 2013-2015″, u shpreh Syla në emisionin Pressing.

Back to top button