LAJMESOCIALE

SKANDALOZE-Dhunoi motrën, pas shoqërimit ne polici theu kamerat

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe ka thyer orenditë në banesë.

Dhuna ka vijuar kur gjatë shoqërimit në komisariat djali dëmtoi kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.

 

 

Njoftimi i policise

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. P., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe në banesën e tyre ka dëmtuar orenditë e banesës. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat ka dëmtuar kamerën e dhomës së shoqërimit dhe tabelat identifikuese.

 

Back to top button