“Rini, thuaj jo migrimit”, edhe këtë vit mbahet festivali “MalFest” në Malishevë
Tashmë tradicionalisht, edhe këtë vit, me datë 3 dhe 4 gusht, në shenjë respekti për diasporë, komuna e Malishevës, drejtoria për Kulturë, Rini e Sport së bashku me OJQ-në “Values for Better Future”, do të organizojnë festivalin “Mal Fest”.
Ky festival Mal Fest synon të stimulojë dhe promovojë artistët e rinj në fushën e artit pamor, përmes pikturës dhe fotografisë, si dhe promovimin e artistëve të rinj në fushën e muzikës moderne duke sjellur artist të njohur nga Estrada Kosovare.
Kjo ngjarje me karakter edukativo-kulture si mision ka edhe kthimin e shpresës tek të rinjët të cilet kanë humbur besimin dhe shpresën me jetu dhe vepru në vendlindjen e tyre. Siç e dijme Malisheva ka shifrat më të larta të rinjëve të cilët braktisin shkollimin dhe vendin ende pa i mbushur 18 vite. Duke e parë këtë gjendje shqetesuese në për këtë vit si sllogan kemi perzgjedhur “ Rini, thuaj jo migrimit”.
Thirrja është e hapur për të gjithë krijuesit vullnetarë nga Komuna e Malishevës të cilët duan të ndajnë talentet e tyre me një audiencë më të gjerë. Pas suksesit të edicionit të parë, ku ngjarja kulturore Mal-Fest u shpall si aktiviteti më kreativ në Komunën e Malishës, ky çmim u nda nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kjo ngjarje kreative e organizuar për herë të parë në Komunën e Malishevës nuk ka mbetur pa u vrejtur edhe në nivel ballkanik, ku edhe ka marrur mbështetje nga organizatat ndërkombëtare Most Music, si dhe drejtuesi i projektit Veton V. Kastrati është përzgjedhur për të prezantuar projektin e tij në programin e organizuar nga Ambasada Britanike, i cili zhvillohet për Evropën Jug-Perëndimore Creative Producers i cili mbahet në korrik të këtij viti.
Të gjitha këto suksese janë arritur falë angazhimit profesional të ekipit Mal-Fest, vullnetarëve, mbështetjes së Drejtorisë për Kulturë dhe Sport Rinor, organizatës Most Music dhe bizneseve lokale.
Drejtori i drejtorisë për kulturë, rini dhe sport, Fitim Shala, theksoi se festivali MALFEST i krijuar në vitin 2022 është ngjarja më kreative e vitit 2022 në komunën e Malishevës dhe është një risi që është krijuar bashkarishtë me organizatën Values For Better Future. Shala theksoi se edhe këtë vit ky festival do të mbahet dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera përcjellëse gjatë këtij festivali, si ekspozita, diskutime për trashëgiminë kulturore dhe artin në përgjithësi.
“Ne besojmë dhe shpresojmë se Mal Fest në një të ardhme të afërt do të jetë një ngjarje me ndikimi të madh në fushën e kulturës, rinisë dhe do të gjenerojë të ardhura për të gjithë qytetin Malishevës”, theksoi drejtuesi i projektit Veton V. Kastrati.