LAJME

Në Malin e Zi shezlongët dhe çadrat falas pas orës 17:00

Në Malin e Zi, vendet akomoduese në plazh dhe pishina janë falas pas orës 17:00.

Autoritetet malazeze thonë se çdo biznes qiramarrës që nuk respekton këtë vendim do të gjobitet në mënyrë rigoroze. Drejtori i “Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Zonës Bregdetare të Malit të Zi”, Mladen Mikijelj tha se plazhet në bregdetin malazez janë bërë gati dhe rregulluar që në maj të këtij viti. Ai theksoi gjithashtu se çdo qiramarrës që bën me pagesë çadrat dhe shezlongë pas orës 17:00 do të përballet me pasojat.

Ne do të jemi shumë të rreptë me qiramarrësit që nuk e respektojnë këtë rregull. Nuk ka kompromis me qiramarrësit, të gjithë ata marrin para për çadrat dhe shezlongët pas orës 17:00 do të sanksionohen në mënyrë adekuate. Së pari, me një paralajmërim para zgjidhjes së kontratës dhe nëse ka një përsëritje të shkeljes për të njëjtën çështje, kontrata do të ndërpritet me çdo qiramarrës që nuk e respekton atë rregull.

Back to top button