LAJME
TOP LAJMI
Rama njofton se i ka mbledhur nënshkrimet për ta kundërshtuar rezolutën e Dick Martyt:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se ka arritur t’i mbledhë nënshkrimet e nevojshme për moacionin për ta miratuar një rezolutë të re, mbi rezolutën e dikurshme të senatorit të atëhershëm zviceran, Dick Marty, e cila e akuzonte UÇK-në për krime të rënda gjatë luftës, ndër tjerash edhe trafikim organesh.
“🔴 I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore 💔 “, shkroi Rama në Facebook.