LAJME

“Procesi zgjedhor do të mbahet, por “Lista Serbe” do të krijojë probleme”

Profesori universitar, Muhamet Kelmendi në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me procesin zgjedhor që pritet të mbahet nesër në Veri të vendit.

Kelmendi tha se ky proces zgjedhor do të mbahet, por “Lista Serbe” do të krijojë probleme.

“Zgjedhjet do te zhvillohen në Veri të Kosoves, por me konflikte.Në kuader të qëndrimeve të shprehura nga BE-ja dhe nga SHBA-te nuk priten nesër ndonjë veprim i rëndë, që shkakton konflikte të armatosura.Pengesa do të bëhen nga Lista Serbe dhe nga grupet kriminale serbe ne Veri, që janë të armatosura.Sa do të jene këto intensive, priten të shihen.Megjithatë, zgjedhjet do të zhvillohen” tha Kelemendi.

Kelmendi tha se problemi do të jetë tek vendosja e pushtetit pas rezultatit të zgjedhjeve.

Ai madje paralajmëroi se Lista Serbe mund të bëjë edhe veprime terroriste.

“Problemi do të jetë edhe tek vendosja e pushtetit mbi bazen e rrezultatit të zgjedhjeve nëpër komuna atëhere priten të ketë edhe konflikte. Lista Serbe dhe bandat serbo-ruse do të veprojnë, mundet të vijnë edhe deri te veprimet terroriste” tha për Gazeta Blic profesori Muhamet Kelemendi.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla u shpreh ditë më parë optimist se procesi zgjedhor me 23 prill, në katër komunat veriore, do të përfundojë i qetë dhe me sukses.

“Me rëndësi është të institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor, ashtu siç është më së miri. Unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundojnë i qetë, i suksesshëm, duke i tejkaluar edhe problemet të cilat i përmenda”, u shpreh ai.

Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se Kosova nuk mund të kushtëzohet nga Serbia për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të vendit.Konjufca tha se kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se zgjedhjet nuk do të shtyhen më shumë se njëherë.

“Unë mendoj se ka qenë shumë pozitiv qëndrimi i shteteve të QUINT-it dhe i bashkësisë ndërkombëtare që pa pjesëmarrjen e Listës Serbe, pa pjesëmarrjen e partive politike serbe në zgjedhjet e paralajmëruara më 23 prill, nuk ka formim të Asociacionit.Mendoj se Kosova nuk ka nevojë fare që të lëvizë, para se të ketë zhvillime në këtë drejtim. Nuk mund që të kushtëzohemi prej Vuçiqit, prej Serbisë, që ata të vendosin se kur të ketë zgjedhje ose jo në Kosovë” deklaroi Konjufca

Back to top button