LAJME

Deputeti Haxhiu fton qytetaret e veriut te shprehin vullnetin e tyre

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook iu ka bërë thirrje qytetarëve të veriut që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“E ardhmja e veriut është në dorën tuaj, prandaj konfirmojeni këtë me votë.
Pas zgjedhjeve, nga 24 prilli është detyrë e Qeverisë të mbrojë të drejtën tuaj, të mbrojë votën tuaj dhe institucionet që i zgjedhni, duke siguruar funksionimin dhe sovranitetin e shtetit deri në pikat 1 dhe 31”,  ka shkruar Haxhiu.
Back to top button