LAJME

Partitë politike bien dakord për “pazarin”

Pazari” për reformën zgjedhore bën bashkë VV-në, PDK-në, LDK-në, AAK-në/ Votojnë unanimisht Projektligjin në Kuvend.

Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

86 kanë votuar pro këtij Projektligji, asnjë votë kundër dhe një abstenim.

Me miratimin e këtij Projektligji, votat për deputetë do të numërohen në qendrat komunale të numërimit dhe jo në qendrat e votimit, siç është bërë deri më tani.

gjatë tre viteve të mëparshme nuk lejohen të kandidojnë.

Ky projektligj u mundëson po ashtu kandidatëve për deputetë të jenë edhe vëzhgues të numërimit në QKN gjatë gjithë procesit krahas vendit ku bëhet numërimi i votave si dhe parasheh fillimin e heshtjes zgjedhore pas hapjes së qendrave të votimit, e jo 48 orë përpara.

Me Ligjin e ri për Zgjedhjet, votuesit, në listën zgjedhore për deputetë, mund të votojnë deri në 10 kandidatë, nga 5 sa kanë qenë deri më tash. Parasheh nisjen e heshtjes zgjedhore me hapjen e qendrave të votimit, e jo 48 orë para siç ka qenë deri tash.

Back to top button