LAJME

Ushqim i skaduar në Mensë – Alarmojnë studentët e UP-së

73.63 për qind e studentëve kanë thënë se janë përballur me ushqim me afat të skaduar gjatë qëndrimit në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, sipas hulumtimit të publikuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës të enjten.

Në hulumtimin për nivelin e kënaqëshmërisë së studentëve me konviktin dhe mensën, 1.46 për qind janë përgjigjur se kanë hasur në ushqim të ftoftë, e 31.64 për qind në enë të papastra, raporton Koha, përcjell Gazeta10.

Vetëm 11.5 për qind e studentëve, sipas hulumtimit, janë shprehur të kënaqur me jetën në konvikt.

43.61 për qind të studentëve kanë hasur në insekte në hapësirat e konvikteve.

43.81 për qind janë ankuar për mungesë të ngrohjes.

19.87 për qind kanë dëgjuar erë të keqe në konvikt. E 17 për qind janë përballur me myk.

 

Back to top button