LAJME

Papërgjegjësi totale e KUR- Prishtina: Rrjedha e ujit të pijshëm në Fushë Kosovë për muaj të tërë rrezikon shembjen e objektit kolektiv banesor

Një qytetar nga komuna e Fushë Kosovës, ka denoncuar sjelljen e pa përgjegjshme të zyrtarëve të KUR- Prishtina, të cilët tash e 7 muaj po i injorojnë ankesat e qytetarëve të bllokut të banimit kolektiv “APOLLONIA”, në rrugën “Hamdi Grajqevci”, objekt ky tërësisht i vërshuar nga uji i pijshëm që jo vetëm humbet kot, por rrezikon edhe statikën e objektit.

Në video  shihet edhe rezervari i bardhë i cili i furnizonin banorët e këtij objekti me ujë të pijshëm. Pavarësisht ankesave të adresuara në KUR- Prishtina, askush nuk po merret me hallet e këtyre banorëve.

Qytetari i cili na e ka dërguar materialin, ka deklaruar se edhe gjatë ditës së sotme ka folur me z. Ali Topalli zëdhënës i komunës së Fushë Kosovës, duke kërkuar ndihmë, dhe i njëjti i ka dhënë një numër kontaktues të një zyrtari, por kot, askush nuk e gjen rrugën dhe kohën për të shkuar tek ky objekt banimi dhe zgjidhur problemin serioz me të cilin ballafaqohen banorët.

Veç kësaj, ana tjetër e medaljes së kësaj papërgjegjësie është humbja e mijëra litrave uji në muaj e të cilat dyshohet se ju faturohen qytetarëve në mënyrë të kundërligjshme, që është lloj i krimit në vetën e parë.

Back to top button