![](/wp-content/uploads/2023/07/2-16.jpg)
Gjatë ditës së premte Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Rufc të Lipjanit janë gjetur tre persona të vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë. Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti.
RTV Dukagjini ndërkaq, sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.
![](http://gazetaenigma.com/wp-content/uploads/2023/07/364186682_226672376998856_8169240535389834759_n-696x522-1.jpg)