LAJME
TOP LAJMI
Osmani u drejtohet serbëve nga Parlamenti Evropian: Republika e Kosovës është shtëpia juaj
Në Parlamentin Evropian, presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar serbëve duke thënë se Republika e Kosovës është shtëpia e tyre.
“Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se ndiheni të përfshirë”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se integrimet euroatlantike janë synimet e vetme të Kosovës.
Osmani po ashtu ka folur për rastin e Vasfije Krasniqi-Goodmanit, që u bë gruaja e parë që publikisht foli për dhunimin e saj nga serbët në luftë, për gruan e fuqishme Fahrije Hoti nga Krusha e regjisoren Blerta Basholli si dhe Hana Qerimin, bashkëthemeluese e “Shkollës Digjitale”.