![](/wp-content/uploads/2023/06/Vetevendosje-zbulon-informacione-Serbi-qe-u-arrestua-dje-rrahi-dy-te-rinjte-shqiptare-tek-Ura-e-Ibrit-Insajderi.org_-708x470.jpg)
LAJME
Serbi që u arrestua dje rrahi dy të rinjtë shqiptarë tek Ura e Ibrit (Video)
Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një video ka bërë të ditur se serbi i arrestuar dje Milun Milenkoviq, i njohur si “Lune”, ishte ai që sulmoi dy shqiptarët në Mitrovicën e Veriut.
VV-ja e njofton këtë me anë të ‘Facebook’-ut, duke shënjuar “Lunen” në video përgjatë momentit të dhunës.
“Prijësi i bandave fashiste që sulmoi KFOR-in, Policinë e Kosovës, dhe dy të rinjtë shqiptarë, Milun Milenkovic – Llune, që njëherazi është edhe njëri prej udhëheqësve të formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” u arrestua dje nga Policia e Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së.