![](/wp-content/uploads/2023/03/F1A6B2A9-541E-4E2A-9E41-D8B6B4D84B3F.jpeg)
Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pas raportimeve se janë gjetura një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, të cilat ishin zhdukur në gusht të vitit të kaluar.
Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se humbja e tyre ishte skandal shtetëor, mirëpo sipas tij gjetja e tyre në të njëjtin vend ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror.
“Nëse humbja e mostrave në rastin Dehari ishte skandal shtetëror, gjetja e tyre në të njëjtin vend ku kanë humbur është maksi, ultra, mega skandal shtetëror”, ka shkruar Nushi.