LAJME

Nuk bleu rroba për një vit, biznesmeni kosovar i jep kursimet e mbledhura për fëmijët në nevojë

Burim Piraj është sipërmarrësi nga Kosova që ka bërë një gjest tepër human.

Ai ka vendosur që për një vit të mos blejë më rroba dhe kursimet e mbledhura t’i çojë për fëmijët në nevojë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Piraj ka treguar se si e mori këtë vendim, për të cilin pati mbështjen e bashkëshortes. Sipërmarrësi ka theksuar se në Kosovë ka shumë fëmijë, që nuk kanë mundësi dhe si pasojë kanë shumë nevojë për ndihmë.

“Sinqerisht është bërë kjo blerja e rrobave si sëmundje, edhe po blejmë shumë. Para disa kohësh, i thash gruas sime se e kam vendosur të mos blejë sivjet asnjë rrobë, se po më duken të tepërta. Por nuk e kisha ende në mendje idenë se çfarë të bëj me ato para që nuk do blej rroba. Normal që ajo e di që unë kur diçka e them dhe e realizoj. Edhe nuk më kundërshtoj aspak. Edhe e mendova që do të ishte mirë që ato para që i harxhoj për veshmbathjet e mia, t’i ndaj për ata fëmijë që kanë nevojë. Se ka shumë të tillë që prindërit e tyre nuk i kanë të ardhurat e mira. Kemi shumë në Kosovë, nuk mund të themi që është krizë, mirëpo të ardhurat që kanë qytetarët nuk janë të mjaftueshme për t’i përmbushur, për t’i shlyer të gjitha borxhet që kemi brenda muajit”, u shpreh Pira

Back to top button